Halil Geci, vëllai i Gani Gecit e porositi gruan e Ruzhdi Shaqirit që t’i “ruajë fëmijët”.
Pasi u shqyrtua në Apel rasti i vrasjes së Ruzhdi Shaqirit për të cilën vrasje akuzohet Gani Geci, vëllai i madh i tij Halili pati një porosi për gruan e të vrarit.
Gani Geci Kërkon nga Gjykata e Apelit ta Lirojë nga Akuza > Prokuroria Kërkon Dënim Sipas Ligjit për Gani Gecin
“Ruaji fmijtë”, i tha Halil Geci Halime Shaqirit.
Sokol Dobruna, avokati i Halime Shaqirit këto fjalë të Gecit i konsideroi kërcënim.
“I tha gruas së viktimës ‘ruj fmijtë’. Ia tërhoqa vërejtjen, i thashë t’i po kërcënohesh. Tha jo”, deklaroi Dobruna.
Ai tregoi se edhe vetë ndërroi fjalë me Halil Gecin në lidhje me kohën e luftës së UÇK-së.
“M’u afru vëllai i madh i të akuzimit [duke më thënë] a m’ki diçka borxh. Unë s’e kuptova për çfarë borxhi ishte fjala. A ma ke dënu vëllain me pushkatim. Thashë jo”, deklaroi Dobruna.
Dobruna ishte shef i Shërbimit Juridik në UÇK gjatë kohës së luftës.
Ai tregoi se i akuzuari Gani Geci nuk i ishte përgjigjur mobilizimit të përgjithshëm.
“Kur është desht të bahet mobilizimi i përgjithshëm për zhvillimin e luftës çlirimtare të Kosovës edhe pse i akuzumi ka qenë me armatim të randë gjithfarësh, as nuk i ka dorëzu armët, as nuk ka ardhë në luftë”, tha avokati Dobruna.
Halil Geci kishte dëshmuar në procesin gjyqësor kundër vëllait të tij Gani Geci në maj të vitit të kaluar.

















