Këshilltari i kryeministrit, Erzen Vraniqi, ka thënë se populli i Kosovës është kundër themelimit të Asociacionit, pasi shumica e popullit kanë votuar për kryeministër, Albin Kurtin, “për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës”.
Erzen Vraniqi, këshilltari i kryeministrit, ALbin Kurti, ka thënë se shumica e populli të Kosovës e kanë votuar VV-së dhe Kurtin për kryeministër për vlerat dhe parimet politike, përfshirë edhe kundërshtimin e Zajednicës.
Sipas tij, insistimi për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe, apo siç e quan Vraniqi, Zajdenicës, dhe injorimi i Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e populli të Kosovës.
“Populli e ka votuar me shumicë dërmuese Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albinin kryeministër për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës! Populli është kundër Zajednicës! Insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës”, ka shkruar Vraniqi.
Vranqini ka përfunduar postim e tij ne Facebook duke thënë se “Zajednica nuk kalon”.