Poposki: Protestoj për të gjitha padrejtësitë në Maqedoni

E publikuar: 17/05/2015 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Regjisori Aleksandar Poposki fjalimin e tij e nisi me replikën “Ka diçka të sëmurë në shtet dhe për këtë arsye duhet që të shërohet”, transmeton zhurnal.mk

“Unë sot qëndroj në anën e njerëzve të cilët po qëndrojnë në anën e Maqedonisë më të mirë. Kur u paraqit brigada e parë protestova, kur e mbytën Martin Neshkovskin protestova, kur i prenë drutë protestova, kur e mbyllën Kezharovskin protestova, kur i nxorët me dhunë gazetarët nga Parlamenti protestova, kur i nxorët me dhunë deputetët nga Parlamenti protestova.

Kur e ndërpret autonominë e universiteteve protestova. Kur donit që Qendrën Tregtare ta shndërroni në barok, protestova. Kur u vranë policët protestova.

Kur shkollarët e mesëm protestuan, protestova. Kur donit që t`i mbyllnit studentët protestova. Protestoj për të gjitha padrejtësitë në Maqedoni”, tha Poposki, transmeton zhurnal.mk