Pompeo kërkon nga francezët mbështetje për Maqedoninë

E publikuar: 24/06/2018 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo nëpërmjet telefonit ka biseduar me ministrin e jashtëm francez Le Drijan, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Në njoftimin e DASH thuhet se shefi i diplomacisë amerikanë , Pompeo ka kërkuar nga kolegu i tij francez Le Drijan, që Franca të mbështet ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe gjithashtu për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, tani pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, shkruan Nova.

Franca mbështet marrjen e ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por për momentin kundërshton zgjerimin e BE-së. Kuvendi holandez para dy ditëve dhe dritën jeshile për Maqedoninë edhe pse qeveria holandeze gjithashtu kishte rezerva rreth zgjerimit të BE-së