Politikani serb, Nenad Çanak ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS).
Çanak thotë se në Bosnje e Hercegovinë, kampet ekzistuese ruse po furnizohen me armë përmes KOS, ngjashëm sikur në vendin tonë ku grupet kriminale të financuara nga Serbia po furnizohen po nga kjo kishë.
Ndërsa për Mal të Zi thotë se zgjedhjet po blehen përmes kishës, ndërsa për armatim thotë se “janë të armatosur deri në dhëmbë”.
Sipas tij, tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, janë llamba e Kishës së Serbisë.
“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS). Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës. Tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë në vitin 1991 janë sot llamba e Kishës së Serbisë. Jo mirë.”, ka shkruar Çanak në X.




















