Politikani serb i padëshiruar edhe për serbët e Kosovës (Video)

E publikuar: 24/04/2015 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket se disa politikanë serbë nga Beogradi nuk janë më të dëshiruar as për serbët e Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DS), Bojan Pajtiq ka lënë territorin e Kosovës pas një incidenti në Graçanicë, raporton televizioni “Most”.

Pajtiq pas incidentit, vendosi të ndërpresë vizitën e mëtejshme në Kosovë, me ç’rast autokolona që e përcillte politikanin serb u drejtua për në pikëkalimin kufitar të Konçulit, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar nga televizioni serb, shihet se si disa qytetarë e fyejnë liderin e ish partisë së Boris Tadiqit, ndërsa ai, për mos ta tensionuar situatën, largohet nga Kosova.

Vetë politikani serb ka pohuar se vizita e tij kishte karakter fetar, kurse rreth incidentit nuk ka dhënë asnjë deklaratë.