Politikani francez i të djathtës ekstreme, Nicolas Bay, i cili është edhe deputet në Parlamentin Evropian ka publikuar një video nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës.
Ai ka ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke i quajtur “terroristë” dhe sipas tij “në Urën e Mitrovicës serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së”.