Kompania shtetërore shqiptare e sigurimeve INSIG me filialet edhe në Kosovë e Maqedoni, është shitur javën e kaluar në vlerën prej 15 milionë eurove.
Sipas ish-drejtorit të auditimit të kësaj kompanie, Mustafë Alia, në vitin 2006, filiali i Kosovës kishte para kesh aq sa është shitur e gjithë kompania.
Shitja e kësaj kompanie ka ndodhur pak kohë pas skandalit me degën e Kosovës, ku drejtuesit e saj i kanë bërë dëm buxhetit të Shqipërisë për afro 5 milionë euro. Këto mjete janë “pastruar” nëpërmjet “publicitetit dhe marketingut” te një televizion lokal.
Rreth 13 ditë pas dorëzimit të ofertave, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur kompaninë tjetër të sigurimeve EUROSIG, e cila do të marrë 100% të aksioneve të kompanisë shtetërore.