Politika e lë UP-në jasht Bolonjës

01.02.2016 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Politika e lë UP-në jasht Bolonjës

Kosova ka pesëmbëdhjetë vite që aplikon standardet në arsimin e lartë përmes  procesit të Bolonjës. Por pavarësisht kësaj ende nuk ka arritur që të jetë pjesë e këtij sistemi. Ndonëse tre herë ka aplikuar për të qenë pjesë e  Bolonjës.

Në vitin 2005 Kosovës i është refuzuar anëtarësimi për shkak të statutit politik që Kosova e kishte në atë kohë. Ndërsa 2007, Kosova prapë është refuzuar për anëtarësim me arsyetimin se Kosova nuk është pjesë e Konventës Kulturore të Evropës, si një ndër parakushtet e anëtarësimit.

Por, mos-anëtarësimi i Kosovës në Bolonjë po del të ketë prapavijë politike. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të arsimit në Kosovë.

Jusuf  Thaqi, ka thënë për Gazetën Fjala se mos-anëtarësimi i Kosovës në sistemin e Bolonjes ka të bëjë me aspekte politike e jo mospërputhje të kritereve nga Kosova .

“Që prej fillimit Kosova e ka përvetësuar njëanshëm sistemin e Bolonjës për Arsimin e Lartë. Mos-anëtarësimi zyrtar i Kosovës në sistemin e Bolonjës lidhet me aspekte politike e jo me mospërmbushje të kritereve nga Kosova, meqë sistemi i Bolonjës zbatohet nga Kosova”, ka thënë Thaqi.

Mendim të njëjtë si Thaqi ka edhe Ministria e Arsimit. Ajo në përgjigjet dërguar Gazetës Fjala ka bërë të ditur se Kosova së pari duhet të anëtarësohet në Konventën Kulturore Evropiane pastaj në Këshill të Evropës,  në mënyrë që më pas të aplikoj për t’iu bashkuar familjes së Bolonjes, proces ky të cilin Kosova e aplikon për më shumë se një dekadë.

“Kusht kryesor për nënshkrimin dhe ratifikimin e kësaj Konvente është që vendi duhet të jetë anëtar i Këshillit të Evropës. Kjo paraqet edhe sfidën kryesore të procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bolonjë, pasi Këshilli i Evropës akoma nuk e njeh shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe mban qëndrim neutral”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndryshe Thaqi u shpreh se sistemi i Bolonjës të cilin e aplikon Kosova u ofron studentëve mjaftueshëm lehtësira për studim dhe punësim në vend dhe Evropë.

“Në rrafshin praktik, arsimi i lartë në Kosovë organizohet dhe zhvillohet plotësisht në përputhje me standardet dhe praktikat e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë dhe me Sistemin e Bolonjës, prandaj dhe studentët dhe të diplomuarit në Kosovë nuk kanë probleme e vështirësi formale për të studiuar apo punuar në vendet evropiane”, ka thënë Thaqi për Gazetën.

Ndërkaq, në Ministrnë  e Arsimit trëgojën se në këtë proces është e ndërlidhur edhe Ministria e Punëve të Jashtme  e cila po e shqyrton  aplikimin e mundshëm në Këshill Evropian, anëtarësim ky i cili do t’i hapte rrugën Kosovës për në Bolonjë.

“Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Kosovës, e cila ka rolin kyç sa i përket Këshillit të Evropës dhe Konventës Kulturore të Evropës, është duke shqyrtuar se cilat janë mundësitë më të favorshme për t’i adresuar këto çështje, respektivisht është duke shqyrtuar aplikimin e mundshëm të Republikës së Kosovës në Këshillë të Evropës” shkruan në këto përgjigje.

E MASHT sqaron se ciklat do të ishin përfitime e Kosovës në rastin e pranimit të Kosovës në këtë sistem.

“Pranimit formal i Kosovës në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë/Bolonjë do të forcojë zbatimin e kërkesave të Bolonjës, përmirësoj bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mobilitetin e stafit akademik dhe të studentëve, lehtësoj zhvillimin e mëtejshëm dhe do të përmirësoj Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, Forcoj sistemin e sigurimit të cilësisë dhe përfundimisht shpie në zhvillimin e diplomave të përbashkëta  dhe programe ndërkombëtare”, ka thënë për Gazetën Fjala Ministria e Arimsit.

Kujtojmë që  Bolonja, përkatësisht Hapësira Evropiane e Arsimit të Lartë është themeluar më 1999 në takimin e Ministrave të 30 vendeve të asaj kohe të cilat ishin anëtare të Këshillit të Evropës/Konventës Kulturore të Evropës.

Kosova ka filluar zbatimin e procesit të Bolonjës nga viti 2001, atëherë kur edhe ka filluar zbatimi i tij në gjitha vendet, gjë e cila e bën Kosovën pjesë të Bolonjës në aspektin faktik, por jo edhe në atë juridik.

Në vitin 2001 Kosova ka qenë ndër vendet e para në Evropë që ka miratuar sistemin tre-ciklor dhe ka futur ECTS, dhe, edhe pse zyrtarisht nuk ka qenë pjesë e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë, ka vazhduar të vëzhgojë dhe të zbatojë të gjitha rekomandimet e Procesit të Bolonjës. /Gazeta Fjala/.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare