Në lagjen “Bujana” të Gjilanit sot kanë mbetur të vdekur 5 persona. V.B zyrtare e Policisë së Kosovës sipas Prokurorisë Themelore të Gjilanit dyshohet se ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes së saj, prindërit dhe dy vëllezërit dhe pas kësaj ka vrarë edhe veten.
Sipas burimeve të Gazetës Express, zyrtarja policore V.B dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi psikik.
Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për suspendimin e saj nga puna.
Ndërkohë tashmë Prokuroria ka filluar të hetojë rastin mbi dyshimet rreth gjendjes psikike të polices e cila sot dyshohet se ka vrarë 4 anëtarët e familjes dhe veten.
Në Gjilan tashmë ka filluar edhe nxjerrja e trupave të pajetë të familjes Bllaca. Deri tani sipas versionit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit
Ky është versioni zyrtar i deritanishëm i Prokurorisë Themelore të Gjilanit.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.
Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.