Policit i shkrep aksidentalisht a*ma e zjarrit, IPK nis hetimet

E publikuar: 28/01/2025 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati policor i Kosovës ka nisur hetime rreth një rastit që ka ndodhur në afërsi të një pompe të derivateve, në Mitrovicën e Jugut.

Dyshohet se një policit i ka shkrepur arma aksidentalisht.

Nga ky rast s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka.

“IPK është e njoftuar nga Policia për një rast shkrepje aksidentale te armës që raportohet të ketë ndodhur sot në një pompë të derivative në afërsi të Mitrovicës së Jugut përderisa nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale”, tha ai.

Beka theksoi se hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim më prokurorin kompetent kurse veprimet tjera do të ndërmirren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor.