Policia:Këtë vit më pak incidente se vitin e kaluarë

E publikuar: 01/01/2016 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

sta e ndrrimit të motmoteve, këtë vit vlerësohet të ketë kaluar shume më qetë dhe me më pak incidente të rënda të raportuara në Policinë e Kosovës, krahasuar me vitin e kaluar.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani është shprehur se një rast incident zjarri pa lëndime është raportuar në Fushë Kosovë ku dyshohet se zjarri është shkaktuar nga nxemsja elektrike dhe që nuk ndërlidhet me manifestim.
Raste të tjera që Kelani ka përmendur një rast në Klinë që ishte plagosje nga plumbi qorr ndërsa edhe 3-4 raste, si në Ferizaj të raportuara si incidente të lehta nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe rastin e djegies së një shtalle në fshatin Drenovc të Malishevës që ka ardhur si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.