Policia e Kosovës, i ka reaguar të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbinë, në lidhje me një rast të cilësuar si “grabitje” ku bëhet fjalë për një serbe me nënshtetësi kosovare në Kodrën e Minatorëve, e që kjo zyrë e ka vlerësuar me elemente ndëretnike.
Në njoftimin e policisë thuhet se hetimet për rastin e cilësuar si “grabitje” janë duke u bërë hetimet preliminare, teksa thuhet se motivi ka qenë përfitimi pasuror dhe nuk ka asnjë ndërlidhje si rast me elemente ndëretnike.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, përfshirë informimin e opinionit në mënyrë të drejtë me informata zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se dy persona të maskuar duke e kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën kanë kërkuar nga ajo para.