Policia zvicerane plagos kosovarin në vetëmbrojtje

E publikuar: 11/11/2015 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një njësit special i Policisë së Kantonit Vaud në natën në mes të hënës dhe të martës ka qëlluar me armë zjarri një person nga i cili ishte sulmuar.
I qëlluari, një kosovar, ka pësuar plagë në bark por është jashtë rrezikut për jetën, shkruan azonline.ch.

Ngjarja ka ndodhur në një kamping në Chessel (VD), pasi që një person i tretë pas një konflikti të dhunshëm me dy kosovarë kishte bërë një kallëzim penal.

Ai në kallëzimin e tij kishte deklaruar se kosovarët në fjalë e kishin kërcënuar me vrasje dhe ia kishin treguar një revolver.

Nisur nga kjo, prokurori kishte urdhëruar arrestimin e dy personave të dyshuar, transmeton albinfo.ch.

Kur dy policët e parë të njësisë speciale kishin shkuar pranë makinës në kamping, ata ishin sulmuar nga njëri prej kosovarëve, i cili i kishte goditur ata me një shufër hekuri.

Një polic i tretë, fillimisht kishte paralajmëruar dhe pastaj kishte qëlluar personin e armatosur me shufër hekuri, duke e goditur në bark përcjell albinfo.ch shkrimet nga mediet zvicerane.

Policia është shprehur se pjesëtari i saj që ka qëlluar me armë do të jetë në dispozicion të prokurorisë në rrjedhën e mëtejme të procedurës.