Policia zhbllokon rrugën drejt Shtërpcës

E publikuar: 06/01/2023 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës e ka zhbllokuar rrugën që çon në qytetin e Shtërpcës, që ishte bllokuar nga banorët lokalë, pas plagosjes së dy të rinjve nga kjo komunë.

Në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihen zyrtarë policorë para disa qytetarëve në rrugë, të cilët aty kishin ndezur edhe një zjarr, transmeton Gazeta Express.

Bllokada në rrugë ishte vendosur në fshatin Gotovushe në drejtim të Shtërpcës.

Në lidhje me rastin e plagosjes së dy të rinjve, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra.