Policia zbulon rastësisht një platacion hashashi në Gjakovë

E publikuar: 23/09/2016 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës bën të ditur se në dy raste të ndara ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka asgjësuar 48 bimë narkotike, si dhe ka konfiskuar mbi 51 gramë Kokainë.

Me anë të një komunikate për media policia njofton “ Në rastin e parë Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, me datën 21 shtator 2016 gjatë implementimit të planit operativ ‘Mbikëqyrja e shtuar’ ka bërë asgjësimin e disa bimëve narkotike të mbjella në një plantacion në pyll. Gjatë patrullimit të hetuesve policorë dhe gjatë vëzhgimit të terrenit zyrtarët policorë kanë hasur në një plantacion, ku kanë qenë të mbjella bimë narkotike që dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa.

Ky plantacion i mbjellë është gjetur në thellësi të pyllit, me ç’rast janë gjetur të mbjella 48 bimë të dyshimta me gjatësi prej 60-120 cm. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe pas përfundimit të procedurave me urdhër të prokurorit është bërë asgjësimi i bimëve të dyshuara në vendin e ngjarjes.”

Ndërsa në në rastin e dytë mësohet se Policia e Kosovës, me datën 22 shtator 2016, në orën 20:30, në qytetin e Gjilanit, hetuesit e antidrogës kanë ndaluar një veturë, me ç’rast në brendi të veturës kanë gjetur të fshehura 51.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

“Me këtë rast është arrestuar, K. I. lindur me 1971 m/sh/k, I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.” thuhet në komunikatë.