Policia zbulon 1 ton kanabis në Velipojë, arreston disa persona

E publikuar: 11/11/2017 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka zbuluar 1 ton kanabis në fshatin Vilu të Velipojës dhe ka arrestuar disa persona.

Viluni njihet si zona ku droga transportohet me skafe jashtë kufijve. Kanabisi u kap teksa po ngarkohej në një gomone.

Policia e sekuestroi lëndën narkotike dhe e ka dërguar në Komisariatin e Shkodrës ku po peshohet.