Policia vazhdon me zbatimin e ligjeve në trafikun rrugor

E publikuar: 19/01/2018 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës/Policinë.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 16.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Në të kundërtën, Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore./Infosot/

 

 

Aktivitetet gjatë periudhës kohore 01.01.2018 – 16.01.2018                            Total
Numri i përgjithshëm i gjobave 15092
Gjoba deri në 500 € (persona fizikë) 14230
Gjoba deri në 1000 € (persona juridikë) 6
Gjoba për gjykatë 856
Kundërshtimet e pranuara dhe të proceduara në Komisionin për Vendosje 26
Numri i  gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative 515
Numri i  gjobave me një (1) pikë negative 64
Numri i  gjobave me dy (2) pikë negative 304
Numri i  gjobave me tri (3) pikë negative 147
Numri i  gjobave me pesë (5) pikë negative 0
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik 214
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) muaj 190
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) deri në gjashtë (6) muaj 6
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj 15
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) deri dymbëdhjetë (12) muaj 2
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik nëntë (9) deri tetëmbëdhjetë (18) muaj 1
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) vit 0
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) deri dy (2) vjet 0