Tre policë dhe shtatë civilë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me bombë të kryer mbrëmë, një orë pas mesnate, ndaj ndërtesës së stacionit policor Fatih në Sultanbeyli.
Pas shpërthimit të autobombës në ndërtesë shpërtheu zjarri, dhe më pas u rrënua komplet objekti, si dhe disa shtëpi përreth, objekte pune dhe automjete.
Ndërkohë sipas gazetës “Zaman”, ka ndërruar jetë në spital drejtori i policisë, Beyazit Çeken, përcjell Portali Albeu.
Ndërsa sot në orën 06.45 sipas kohës lokale ndaj forcave të sigurisë që sigurojnë vendin e ngjarjes në Sultanbeyli është hapur zjarr, ndërsa sulmit i janë përgjigjur edhe forcat e sigurisë. /albeu.com/