Pas konfirmimit të lajmint nga ana e Policisë së Kosovës, për arrestimin e Drejtorit të Polcisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, ka treguar, se arrestimi i tij është bërë në hyrje të Serbisë.
“Arrestimi i Nehat Thaçit ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në orën 00:10, në hyrje të Serbisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë””, ka deklaruar Hoxha .