Policia e Kosovës vlerëson se tani për tani nuk paraqitet ndonjë rrezik i lartë nga terrorizmi.
Megjithatë, Kosova nuk mund të jetë imune, sikurse nuk janë edhe shtetet me te zhvilluara ne Evropë e më gjerë. Në anën tjetër, qytetarët nuk druajnë se në Kosovë ka pjesëtar të ISIS-it
Gjendja në Kosovë në aspektin e sigurisë nga grupet e mundshme ekstremiste është nën kontroll. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se Policia ka kapacitete te mjaftueshme për të parandaluar dhe luftuar ç’do forme të çfarëdo krimi dhe ka bashkëpunim shume të ngushtë edhe me institucionet tjera të sigurisë në vend, duke përfshirë edhe institucionet relevante ndërkombëtare në rajon dhe me gjerë.