Policia Tajvaneze kërkoi falje pasi kishte dhënë si çmime shpërblyese disqe memorie gjatë një gare të sigurisë kibernetike organizuar me mbështetjen e qeverisë.
Policia tha se 54 disqe memorie përmbanin maluerë. Virusi mund të vidhte të dhëna personale.
Byroja Tajvaneze e Hetimit kërkoi falje për këtë gabim dhe tha se faji ishte i një kontraktori e një pale të tretë.
Të paktën 250 pajisje të tilla u dhuruan gjatë aktivitetit mbajtur nga Zyre Presidenciale në datat 11-15 Dhjetor.
Ky aktivitet do të ndihmonte autoritetet të luftonin krimin kibernetik. Të gjithë hardisqet ishin prodhuar në Kinë, megjithatë Byroja hodhi poshtë mundësinë e një spiunazhi shtetëror.
Malueri i identifikuar si XtbSeDua.exe, ishte dizajnuar për të vjedhur të dhëna personale dhe transferuar ato drejt një IP-je Polake.
Byroja Tajvaneze tha se ky maluer ishte zbuluar nga Europol në 2015-ën. /PCWorld Albanian