Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit – 21 të arrestuar

E publikuar: 26/11/2025 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2027 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, 22 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit.