Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arritur që ta largojnë mjetin e dyshuar shpërthyes nga zyra Administratës Pensionale të Kosovës te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e zyrës rajonale për Prishtinën, Flora Ahmeti. Ajo tha se ekipet e policisë janë duke i vazhuar hetimet.
“Rreth orës 12:15 është larguar mjeti i dyshimtë nga objetiti i sh’Rilindjes”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë që rreth orës 11:00 është raporuar nga punëtorët e Administratës Pensionale të Kosovës për një mjet të dyshuar.
Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit.