Policia e Kosovës ka shoqëruar disa persona të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të një vajze në Lipjan.
Lajmin për KosovaPress se ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se të dyshuarit janë ndaluar në rrugën “George Bush” në Prishtinë dhe të njëjtit janë dërguar në stacionin policor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan, i cili do të asistojë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejme lidhur me rastin.
“Policia ka pranuar informatën se dyshohet që një person (femër) është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kanë lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njësitet policore për reagim të shpejtë të rajonit të Prishtinës, pas pranimit të kësaj informatë, në rrugën “George Bush” kanë ndaluar një veturë të dyshimtë, me ç’rast tre persona të dyshuar dhe një femër e moshës së re janë shoqëruar në polici për verifikim të mëtejme dhe sqarim nëse bëhet fjalë për ndonjë veprim të kundërligjshëm”, ka thënë ai.