Policia sekuestron mallra me vlerë rreth 20 mijë euro

E publikuar: 26/02/2024 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 20 mijë euro brenda një automjeti, nga Njësia e TASK FORC-ës -Lindje, e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa fatura, disa nga mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: Nike, Adidas, Louis Vuitton, etj.

“Më datë 23.02.2024 ,pas pranimit të një informate se një automjet VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me Stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani Elezit është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti.” – thuhet në komunikatën e policisë.

“Nga njësitet e lartcekura është tërhequr automjeti i dyshuar dhe është sjellë në stacionin policor në Kaçanik për identifikim dhe kontrollim pasi që ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme. Me datë 26.02.2024 është paraqitur drejtuesi i automjetit të dyshuar me iniciale (A. G.) i moshës 41 vjeçar nga Ferizaj.”

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në Terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.”