Policia e Kosovës për rajonin e Pejës në një komunikatë për media ka bërë të ditur se në aksione të ndryshme ditëve të fundit janë sekuestruar një numër armësh dhe sasi municionesh.
Këto armë dhe municione Policia ka bërë të ditur se mbahen në mënyrë të kundërligjshme.
Lexo komunikatën e plotë:
Njësite të Policisë Kosovës, përkatësisht Njësiti i hetimeve – stacioni policor Pejë, gjatë periudhës kohore nga data 06.10.2017, deri më sot, datë 13.10.201, gjatë aktiviteteve të përditshme policore , kanë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të cilat janë gjetur tek të dyshuarit, të cilët këto armë i mbanin në mënyrë të kundërligjshme.
Me datë 06/10/2017 rreth orës 22:20h, sektori i hetimeve ne Pejë, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Vitomiricë komuna Pejë, ne një kafiter, kishte një person i cili posedonte një armë zjarri.
Menjëherë është intervenuar duke kryer një operacion te kontrollit te mysafirëve, me ç’rast tek i dyshuari Sh.K. kanë gjetur dhe konfiskuar një (1) pistoletë e llojit ”Ekol “special kal.7.65mm dhe një karikator. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit është ndaluar për 48-orë, me masën e ndalimit ndalim policor. Është iniciuar rasti për vepren ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjithë ashtu me datë 06/10/2017 rreth orës 21:40h, sektori i hetimeve te asistuar nga patrullat e stacionit policor ne Pejë dhe patrulla e nënstacionit te Vitomirices , kanë ekzekutuar një urdhëresë te lëshuar nga Gjykata themelore ne Pejë, duke e bastisur dhe kontrolluar një kafiteri tjetër, në Pejë. Gjatë kontrollit dhe bastisjes ne kafiteri kanë gjetur dhe konfiskuar një (1)pistoletë prodhim çekosllovak kal.7.65mm një(1)karikator dhe tetëmbëdhjetë(18) fishek, një(1) pushkë automatike AK 47 prodhim kinez, një(1) karikator me njëzetetetë(28) fishek kal.7.62mm,per te cilat eshte iniciuar rasti për veprën” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuari U.R. dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48-orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme.
Sektori i hetimeve në Pejë, përmes rrugëve operative ka zbuluar se i dyshuari shtetasi M.H.kishte ne posedim armë zjarri pa lejë. Janë siguruar urdhëresa nga Prokuroria dhe Gjykata themelore në Pejë, është bastisur dhe kontrolluar shtëpia e dyshuarit ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar, një (1) pistoletë prodhim kinez, cal.7.62mm dhe shtatë (7) fishekë të cal.7.62mm dhe një (1) karikator, një (1) pushkë ajrore prodhim turk dhe shtatëdhjetë (70) diabola.
Në vazhdën e operacionit policor është konfiskuar edhe një (1)pushkë gjuetie dy tytëshe prodhim turk, për të cilën i dyshuari shtetasi N.D. nga një fshat i komunës së Istogut, nuk posedonte leje për mbajtjen e armës. Për çështjen është iniciuar rasti për veprën ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ”.Te dyshuarit e rastit pas intervistimit me urdhër te prokurorit janë liruar për të vazhduar me procedure të rreguillt.
Patrullat policor dhe sektori i hetimeve nga stacioni policor ne Pejë, i janë përgjigjur një informacioni se kishte te shtëna me armë zjarri ne rrugën “Nikolla Teslla” në Pejë. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhoje e pistoletës dhe një thikë eshte gjetur tek i dyshuari shtetasi F.Z. dhe ky i dyshuari është arrestuar dhe nuk ka pranuar se ka gjuajtur me armë. Me urdhër te prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48-orë, nën masën e ndalimit policor. Për çështjen është iniciuar rasti për vepren ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktimi i rrezikut te përgjithshëm”.
Mirëpo, pas intervistimit i dyshuari ka pranuar dhe dorëzuar pistoletën e llojit “ TT ”,kaliber 7.62x25mm, një (1) karikator dhe tre (3) fishek. Këtij të dyahuari iu ka shqiptuar masa e ndalimit policor.
Vlen të cekim se armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët. Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e të shtënave me armë zjarri.



















