Kryesore

Policia i reagon Zafir Berishës

15.08.2016 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policia i reagon Zafir Berishës

Pas komenteve publike të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha i cili Doku Fest-in e cilëson si ”Doku Drogë” dhe Doku Prostitucion”, ka reaguar Policia e Kosovës.
Sipas policisë gjatë kohës sa ka zgjatur festivali i filmit dokumentar “DokuFest”, qetësia publike ka qenë në nivel të kënaqshëm.

“Nga data 05 deri me 13 gusht 2016, në Prizren është mbajtur festivali tashmë tradicional i filmit dokumentar “Doku Fest”. Gjatë kësaj periudhe kohore edhe përkundër pjesëmarrjes rekorde të shtëpive filmike nga 57 shtete, shfaqjes së rreth 238 filmave si dhe pjesëmarrjes së rregullt të rreth 15000-25.000 mysafirëve, mes të cilëve edhe ambasadorë, është arritur që rendi dhe qetësia publike të jetë e kënaqshme dhe të mbahet nën kontroll”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se e gjithë kjo është arritur falë përkushtimit dhe angazhimit maksimal të të gjitha njësiteve relevante policore që ofruan siguri për qytetarët dhe pjesëmarrësit në festival.

“Kjo dëshmohet nga përgëzimet publike që i kemi marrë nga ambasadorët, pjesëmarrësit nga shtetet tjera dhe organizatorit të “DOKU-FEST” ku mes tjerash ceket se sa i përket sigurisë ky ka qenë festival shembull për vendet tjera. Nga organizatori i “DOKU-FEST” kemi marrë mirënjohje të veçantë për ruajtjen e rendit, qetësisë publike dhe sigurinë e ofruar deri në përfundimin e festivalit”, thotë tutje PK.

Ndërsa, sipas të dhënave të marra nga DHTN në Prizren, për posedim të paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike gjatë DokuFest-it, janë iniciuar 19 raste dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit 5 persona kurse 14 të dyshuar ndiqen sipas procedurës së rregullt.

“Duhet cekur se bëhet fjalë për persona të njohur që më parë për policinë. Të gjitha rastet e raportuara nuk ia zbehin imazhin dhe vlerën e festivalit dhe konsiderohen raste të izoluara që nuk paraqesin rrezikim të sigurisë individuale ose të përgjithshme për pjesëmarrësit”, përfundon policia.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje