Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë, publikojnë foton e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmën (bashkëpunimin) me qytetarët në identifikimin e personit në foto.
Personi në foto dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrim në bashkëkryerje’, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.



















