Policia pranon donacion nga Gjermania: Vetura, skaner për dokumente e kamera – vlera 298 mijë euro

E publikuar: 17/12/2024 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka pranuar sot nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë një donacion në vlerë prej 298 mijë euro, ku përfshihen vetura, skaner për dokumente, kamera të sigurisë e kamera termike.

Dorëzimi i pajisjeve është bërë nga Ambasadori Jorn Rohde, e të cilat janë pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Departamentit për Kufi, Fehmi Xhata.

“Policia e Kosovës përmes këtij donacioni pranoi: 10 vetura Dacia, vlera 19,880.00€; 10 Skaner për dokumente, vlera 23,000.00€; 1 set me 3 kamera te sigurisë Smart-dec, vlera 40,500.00€  dhe 12 Kamera Termike, vlera 36,600.00€. Vlera e përgjithshme e pajisjeve të pranuara është 298,900.00 euro”, thuhet në njoftim.