Policia po kryen bastisje në veri në 3 lokacione

E publikuar: 11/10/2023 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sapo janë kryer tri bastisje në territorin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit lidhur me ngjarjet në Banjskë.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se cak i bastisjeve kanë qenë pronat e bashkëpuntorëve të Millan Radojiçiq.

Këto bastisje janë kryer në Zveçan, në afërsi të Spitalit të Mitrovicës dhe në lagjen të Boshnjakëve.

Ky operacion i sotëm është vazhdimësi e kontrolleve që janë bërë në kuadër të hetimeve për grupin e Millan Radojiçiq për sulmin e Banjskës.