Policia po kontrollon për parulla secilën veturë që del nga Vetëvendosje

E publikuar: 26/08/2015 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka filluar të ndalojë dhe kontrollojë deri në detaje secilën makinë që po del nga zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu bën me dije vetë subjekti politik i Visar Ymerit, ndërsa në një njoftim për media tregon se shpjegimi i policisë është se ‘po kontrollojnë nëse ka parulla’.

“Pra, bartja eventuale e parullave qenka bërë krim në Kosovë!”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndër veturat që është ndaluar dhe kontrolluar tërësisht është edhe ajo e kryetarit të Lëvizjes, Visar Ymerit pasi që ai doli nga zyra e Lëvizjes, thuhet në njoftim.
“Sa më të dëmshme kompromiset me Serbinë, aq më represive po bëhet qeveria ndaj qytetarëve. I bëjmë thirrje edhe njëherë Policisë së Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse që të mos e tensionojnë situatën edhe më tutje dhe të mos ta provokojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe aktivistët e saj”.