Policia: Po i kryejmë detyrat ligjore, s’flasim për lëvizjet e Presidentit

E publikuar: 29/09/2018 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, nuk ka dashur të konfirmojë ose mohojë mundësinë që Presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Veri. Ka thënë vetëm se Policia po i kryer detyrat ligjore e kushtetuese në gjithë Kosovën.
“E theksoj se Policia është duke kryer detyrat e veta me Kushtetutë”, ka thënë Krasniqi, për Express, të shtunën.

Ai ka mohuar të ketë konfirmuar ose mohuar pjesëmarrjen e Presidentit në Veri,

“Kurse fjalët pohim as mohim nuk ka pasur në atë deklaratë”, ka shtuar ai.

“Pasi të përfundojnë disa operacione, nëse e sheh të arsyeshme, del me komunikatë. Derisa zhvillohet një operacion”, ka thënë Krasniqi.

Policia e Kosovës është vendosur te liqeni i Ujmanit. Është raportuar nga disa portale të afërta me Presidentin se Thaçi ndodhet në Veri përkatësisht në Bërnjak, pikën kufitare me Serbinë.