Policia po heton se si iku Sulejman Osmani

E publikuar: 16/05/2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulejman Osmani nga Breza, njëri prej të arrestuarve që ka luftuar kundër policisë në Kumanovë, i ka ikur njësive speciale të MPB.

Kjo gjë ka ndodhur dy ose tri ditë pas aksionit policor, në afërsi të fshatit Brezë, në rrethana të habitshme.

I dyshuari është dërguar në terren për t`i treguar policëve se ku është fshehur armatimi i vjedhur gjatë sulmit në Gushincë dhe kështu ka ikur, transmeton zhurnal.mk

“Pjesa dërmuese e të arrestuarve bashkëpunuan, gjegjësisht u rrëfyen në polici pas burgosjes në lidhje me armatimin e vjedhur nga Gushinca.

Është e saktë se njëri prej personave të arrestuar ka arritur që të ikë. Po hetohen të gjitha rrethanat pas ngjarjes”, tha zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski, transmeton zhurnal.mk