Policia përsëri me aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit

E publikuar: 14/10/2023 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Po, kemi operacion në veri të vendit.” – ka thënë Elshani.

I pyetur nëse ka ndonjë të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist mëngjesin e 24 shtatorit ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. /Express