Janë bërë një vit, prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi terrorist i organizuar nga grupi në krye me Millan Radoiçiq.
Aty mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.
E në njëvjetorin e rënies, policia e ka përkujtuar Bunjakun – Hero i Kosovës, me anë të një video që flet për jetën dhe vepren e tij.
“Në orët e hershme të së dielës, më 24 shtator 2023, përfundoi misioni profesional e patriotik i rreshterit Afrim Bunjaku. Ai u vra në detyrë duke zbatuar ligjshmërinë e shtetit të pavarur.” – thuhet ndër të tjera në videon e publikuar.