Policia nxjerr raport zyrtar për rastin e rëndë në Prishtinë ku një foshnjë u gjet e vdek*r pranë mbeturinave

E publikuar: 20/05/2025 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka dalë me detaje për rastin e foshnjës së porsalindur e cila u gjet dje brenda një qese në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.

Në njoftim thuhet se një burrë e kishte njoftuar Policinë se e kishte gjetur foshnjën e braktisur. Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë – Më 19.05.2025. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh.

Për rastin hetimet i ka nisur Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuarse kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.