Një incident ka ndodhur rreth ors 22:00 në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të plagosur.
“Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.
Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli.

















