Vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ka tronditur gjithë opinionin.
Gruaja H.M, 35 vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj para objektit të klinikës gjinekologjike në Prishtinë.
Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa nga Policia është kërkuar nga qytetarët bashkëpunim në mënyrë që të arrihet deri në gjetjen e të dyshuarit.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar”,thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje i tha se i dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1992, nga fshati Godancë, kërkohet për vrasje të rëndë.
“I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”