Policia e Kosovës është në kërkim të Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqajn. Ata kanë kërkuar që ai të paraqitet në stacionin policor.
Besohet se Molliqaj është ftuar në polici pasi ka qenë organizatori kryesor i protestave natën kur u arrestua deputeti i VV-së, Ablin Kurti.
Kjo ka shkaktuar reagime tek Lëvizja Vetëvendosje, duke shtuar se këto përndjekje po e dërgojnë vendin drejt tensioneve të reja më të mëdha.
Reagimi i plotë:
Sot Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Dardan Molliqaj të cilin e kanë kontaktuar dhe i kanë kërkuar që të paraqitet në stacionin policor.
Isa Mustafa nuk e ka ndërmend të ndalet në përndjekjen e opozitës. Këto raste flasin qartë për totalitarizmin që po ndërtohet në Kosovë. Në njërën anë Qeveria, pa e pyetur askënd, merr vendime për t’i dhënë kontroll Serbisë në gati 1/3 e territorit, kurse në anën tjetër ushtron dhunë ndaj kundërshtarëve politikë që për qëllim kanë mbrojtjen e Republikës.
Këto përndjekje po e dërgojnë vendin drejt tensioneve të reja edhe më të mëdha. Opozita nuk do të heq dorë nga kauza e saj në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe territorit, në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe barazisë.