Policia: Në gjashtë qytete u demoluan zyrat e LDK’së

E publikuar: 28/02/2016 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia me këtë rast ka dal me një kumtesë për media, ku tregon se janë dëmtuar dy zyre në Prishtinë, një në Gjilan, një në Istog, një në Pejë, një zyre në Gjakovë dhe në Mitrovicë

Lexoni të plotë komunikatën e Policisë:

Raporti 24 orësh dhe rastet e raportuara te Dëmtimit te zyrave te partisë së LDK-se ne disa rajone.

Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante ne te gjitha rastet e poshtëshënuara te dëmtimit apo asgjësimit te pasurisë, ndaj zyrave të partisë së LDK-së, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme  policore për hetimin dhe zbardhjen sa me parë të këtyre rasteve. Njëkohësisht Policia e Kosovës po kryen hetime edhe drejt identifikimit dhe arrestimit të personave te dyshuar te përfshirë në këto raste.

RASTET:

DËMTIM APO ASGJASIM I PAURISË – PRISHTINE

Rr. UÇK-së, Prishtinë 27.02.2016-22:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur janë dëmtuar-thyer xhamat e selisë së zyrave të LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin. Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 27.02.2016-22:44. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur janë dëmtuar-thyer xhamat e selisë së zyrave të LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

ASGJASIM APO DËMTIM I PASURISË – GJILAN

Rr. Idriz Seferi, Gjilan 27.02.2016-21:00-23:35. Është  raportuar se  nga  persona të panjohur janë  dëmtuar–thyer xhamat e selisë së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

DËMTIM APO ASGJASIM I PAURISË – PEJE – ISTOG

Rr. Ibrahim Rugova, Istog 27.02.2016-22:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre persona të panjohur me gurë kanë dëmtuar xhamat e selisë së LDK-së dhe janë larguar në drejti të panjohur. Njësit policore janë duke hetuar rastin. Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 27.02.2016-23:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur kanë dëmtuar-thyer xhamat e selisë së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

DËMTIM APO ASGJASIM I PRONËS – GJAKOVË

Rr. Ismajl Qemajli, Gjakovë 27.02.2016-22:30.  Ankuesi mashkull K/Shqiptar  zyrtar i lartë i LDK-së ka raportuar se nga person-a të panjohur janë dëmtuar xhamat e  selisë të  zyrës  së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

DËMTIM APO ASGJASIM I PRONËS – MITROVICË

Me date 28.02.2016 rreth orës 08:40  “Sheshin Adem Jashari” ,Ankuesi mashkull K/Shqiptar  zyrtar i lartë i LDK-së ka raportuar se nga person-a të panjohur janë dëmtuar xhamat e  selisë të  zyrës  së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.