Policia në aksion, gjatë 24 orëve arreston 23 persona për vepra të ndryshme penale

E publikuar: 02/02/2018 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka bërë të ditur se ka arrestuar 23 persona për vepra të ndryshme penale.
Në Prishtinë policia ka arrestuar një person për shkak se gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar e narkotikëve e llojit Marihuanë me peshë 6.1 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ë procedurë të rregullt.

Për posedim ilegal të narkotikëve, policia pati punë edhe në Prizren ku arrestoi dy persona të dyshuar. Gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe konfiskuar 35.99 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një person tjetër është arrestuar në Prishtinë për shkak se kishte kanosur dhe ngacmuar në vazhdimësi një femër. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje

Prishje e rendit dhe qetësisë publike ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Policia ka arrestuar një rom, i cili është takuar para një lokali –hotelier, me lëndime me pjesën e kokës. I dyshuari tjetër shqiptar, i cili është identifikuar nga dëshmitarët është largu nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur. Pasi i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit është liruar, kurse rasti mbetet në vazhdim të hetohet dhe procedohet.

Për situatën në vend gjatë 24 orëve ka foluar për Express edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës gjatë angazhimeve te saj operacionale gjatë 24 orëve të kaluar ka arrestuar 23 persona të dyshuar te involvuar në vepra të ndryshme të kundërligjshme, duke përfshirë edhe zbatimin e urdhëresave nga organet tjera kompetente te drejtësisë në funksion të zbatueshmerisë se ligjit ne tërë territorin e Republikës se Kosovës”, tha Hoxha.

Ai gjithashtu tregoi se janë ndërmarrje edhe veprime ne funksion te menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor ku janë regjistruar 31 aksidente te trafikut, prej tyre 9 me lëndime trupore.

“Gjatë 24 orëve te kaluara janë shqiptuar 1 mije e 93 tiketa për kundërvajtje te ndryshme ne trafikun rrugor. Qëllimi i zbatimit të ligjit ka për qellim krijimin e një sigurie me te madhe për te gjithë”, përfundoi Hoxha./Gazeta Express/