Policia: Ministrin serb Vukosavljevic nuk e kthyem ne, ai u kthye me vetdëshirë

E publikuar: 26/03/2018 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljevic, është kthyer me vetë dëshirë prapa në Serbi edhe pse i ishte lejuar hyrja në territorin e Kosovës.

Sipas Policisë, vizita e lejuar e Vukosavljevic, ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Mertare që lidh Kosovën me Serbinë por e njëjta nuk është realizuar në atë pikë por në Jarinje në veri të vendit, raporton Indeksonline.

Ndryshe në veri të Kosovës janë duke qëndruar forca të shumta të policisë në mënyrë që të mos lejojnë hyrjen e zyrtarëve policorë pa leje në territorin kosovar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vazhdimësi të informimit të drejtë të opinionit publik dhe me qëllim të shmangies së dezinformacioneve të mundshme, Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës z.Vladan Vukosavljevic, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi.

Vizita e lejuar e z.Vukosavljevic ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo e njëjta nuk është realizuar në atë pikë kufitare por në pikën kufitare Jarinje në veri të vendit./indeksonline/