Policia njofton se përgjatë ditëve të festës do të ketë shtim të prezencës së zyrtarëve policorë si dhe patrullime të shtuara.
Po ashtu bëhet me dije se këtë periudhë do të ketë policë si më tepër si rrugëve ashtu edhe nëpër sheshe.
Policia do të trajtojë me seriozitet çdo thirrje të qytetarëve dhe do të reagojë në raste kur prezenca policore është e nevojshme duke trajtuar rastet eventuale që mund të paraqiten në këtë periudhë të festave dhe pas tyre”.
Qytetarëve u bëhet apel që gjatë festimeve të jenë më të kujdesshëm, derisa bëhet thirrje që të mos përdoren armët dhe të kihet kujdes me përdorimin e mjeteve piroteknike. Thirrja tjetër për qytetarë është që të mos ngasin makinat në gjendje të dehur.