Policia me njoftim: Nga 3 prilli gjobat e trafikut do t’ju vijnë në adresën tuaj

E publikuar: 01/04/2025 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 3 prilli do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve, shkruan Periskopi.

Postimi i plotë:

Njoftim nga Policia e Kosovës

Dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit

Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Si do të dërgohen gjobat?

Përmes Postës së Kosovës

Përmes platformës e-Kosova

Çka duhet të dini?

Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.

Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.

Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.

Lehtësira për qytetarët

Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!

Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.

A keni shitur një automjet?

Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.

Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore!

Policia e Kosovës | Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!