Policia me fushatë për parandalimin e delikuencës tek të miturit

23.04.2015 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policia me fushatë për parandalimin e delikuencës tek të miturit

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Bashkësisë dhe Preventivës, Sektori për Parandalim të Krimit dhe Delikuencës së të Miturve ka përfunduar fazën e parë të projektit për parandalimin e dhunës dhe delikuencës së të miturve, fazë kjo e cila ka pasur qëllim zhvillimin e një hulumtimi me 1200 nxënës nga 8 shkolla fillore dhe të mesme të kryeqytetit.

Drejtori i shkollës fillore të mesme të ultë ”Model”, Lirdon Maliqi, shkollën në të cilën edhe filloi implemtimi i fazës së dytë të këtij projekti ka thënë për KSP se ky aktivitet i shënuar sot, është në vazhdën e aktiviteteve që kjo shkollën realizon së bashku me Policinë e Kosovës.

“E rëndësishmja e kësaj është që sa më shumë t’i parandalojmë rastet e delikuencës dhe problemeve të ndryshme që ndodhin në shkollë. Ndërsa pa këto evenimente ose ngjarje dhe ligjërata, ne çdo herë do të presim të ndodh diçka dhe pastaj të reagoj policia, prandaj kjo ka një rëndësi më të veçantë se saqë mund ta mendojmë ne, sepse vetëdijësojnë që tani fëmija që të bashkëpunojmë sa më ngushtë me Policinë e Republikës së Kosovës”, tha Maliqi.

Ndërsa Mentor Cakolli, menaxher i projektit për parandalimin e Dhunës në Shkolla dhe Delikuencën e të Miturve ka deklaruar se Policia e Kosovës në kuadër të misionit dhe vizionit të saj ka edhe hetimin e rasteve të ndryshme, zbulimin e tyre dhe sjelljen e keqbërësve para drejtësisë.

Për të pikërisht fusha në të cilën ai dhe kolegët e tij ligjëruan para nxënësve të shkollës “Model”ka të bëjë me një segment shumë të rëndësishëm, e që është parandalimi.

“Përmes këtij projekti, policia është duke i vetëdijesuar nxënësit dhe shoqërinë që problemet t’i paraqesin para se ato me ndodh, respektivisht edhe konceptimi i policimit në bashkësi si një koncept jashtëzakonisht modern dhe që përdoret në të gjitha vendet evropiane e mundëson që të evitojmë pasojën e cila mundet me qenë ndonjëherë fatale “, deklaroi Cakolli.

Cakolli ka deklaruar se temat të cilat do të trajtohen në këto ligjërata kanë të bëjnë me parandalimin e keqpërdorimit të teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale të komunikimit, parandalimi i dhunës nëpër shkolla përmes bashkëmoshatare, delikuenca e të miturve, parandalimi i substancave narkotike, si dhe ngritja e sigurisë në trafikun rrugor.

E nxënësi i klasës së tetë të kësaj shkolle, Agon Rexhepi, e vlerëson si të domosdoshme këtë ligjëratë, e cila do t’i ndihmojë atij dhe bashkëmoshatarëve të tij që të kuptojnë më drejtë rreziqet që mund të shfaqen si pasoj e keqpërdorimit të teknologjisë informative.

“Për ne sigurisht që është shumë e mirë kjo ligjëratë dhe e nevojshme për shkak se ne i dimë disa gjëra për shembull rreth teknologjisë informative, por ne nuk kemi ditur aq shumë për keqpërdorimin e saj. Pra ne kemi keqpërdorur atë edhe në qoftë se nuk e ditur a jemi duke e bërë mirë apo jo. Me rastin që kemi këtë ligjëratë ne sigurisht që do të mundohemi më shumë që të mos bëjmë gabime më shumë”, tha Rexhepi.

Ndryshe, në fazën e parë të këtij projekti në pyetësorin e realizuar pikërisht për temat që PK do të trajtoj me këta nxënës kanë marrë pjesë 1.200 nxënës. Ndërsa, kjo është ligjërata e parë që PK ka mbajtur me nxënësit e shkollës fillore”Model”, në kuadrin e tetë ligjëratave që do mbajnë në shkollat e tjera të kryeqytetit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm