Policia me detaje: 7 të lënduar nga aksidenti mes katër veturave dhe autobusit në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

E publikuar: 31/01/2025 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtatë persona janë lënduar në një aksident ndërmjet katër veturave dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Rastin për InfoSot e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.