Policia me aksion në Leposaviq: Konfiskon dy armë gjuetie, fishekë e radiolidhje

E publikuar: 18/12/2023 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person për armëbatje pa leje. Të dyshuarit i janë gjetur dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide. I njëjti ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë.”

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.