Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës, nëpërmes një komunikate shtypi, thotë se është duke treguar çdo ditë se është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe veprave tjera penale ndërkufitare dhe për një menaxhim sa më efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror.
Policia Kufitare e Kosovës sot ka parandaluar dy raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra:
Rasti i parë:
Sot me datën 04.06.2023, në ora 07:30, në fshatin Koshuticë të K.K. Leposaviq, Policia e Kosovës, konkretisht, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) ka ndaluar automjetin e tipit Golf me ngjyrë të bardhë, i cila sipër kishte të vendosur firmën TAXI.
Automjeti që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1962), dyshohej se kishte lëvizur nga territori i Serbisë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke përdorur rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar.
Gjatë kontrollimit të automjetit, në bagazh nën ulëset e pasme dhe nën ulësen e pasagjerit janë gjetur katër (4) paketa me mish derri dhe deleje.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që në procedurë të rregullt të iniciohet rasti për “Kontrabandim me mallera” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare” ndërsa automjeti dhe malli konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.
Rasti i dytë:Sot rreth orës 10:25 në fshatin Koshuticë K.K. Leposaviq, është ndaluar automjeti i tipit Mercedes, ngjyrë hiri, që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1977), i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar dhe kishte hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollimit të automjetit në bagazh, në ulëse të pasme dhe në ulëse tjera janë gjet (150) paketa me çokollata-Snikers.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cila ka urdheruar që të inicohet rastet në procedurë të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore.