Policia e Kosovës në Prishtinë mëngjesin e sotëm ka kryer një operacion bastisje, që ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e armëve dhe narkotikëve.
Bastisja është kryer saktësisht në rrugën, Ismet Krasniqi në kryeqytet.
Janë sekuestruar: Dy revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,
123 copë fishek të kalibrave të ndryshëm,
Një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar (dyshohet të jetë Kanabis) si dhe,
Pjesë të ndryshme të armëve (dyshohet të jenë përdorur për modifikim armësh)
Pas përfundimit të bastisjes, të dyshuarin A.M, 58 vjeç, shtetas i Kosovës, policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe substancave psikotrope & analoge dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është procedurat më tej.




















